?
Заради подобро корисничко искуство нашата веб страна, mer.com.mk користи ?колачи?а“ (eng. "cookies"). Со понатамошно користе?е на веб-страницата, се сложувате со користе?е на колачи?ата. Детални информации за Веб колачи?ата "Cookies“ можете да на?дете во нашиот документ за Политика за користе?е Web колачи?а
KONTAKT: +389 2 609 0137 | contact@mer.com.mk
Shoqëria aksionare për ushtrimin e veprimtarive energjetike RESURSET ENERGJETIKE NACIONALE Shkup në pronësi shtetërore (emri i shkurtuar REN SHA Shkup), është themeluar në vitin 2010 me qëllim të realizimit të projektit për ndërtimin dhe zhvillimin e sistemit kombëtar të gazsjellësit në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Me realizimin e projektit, sipas dokumentacionit të përgatitur, është planifikuar ndërtimi i gazsjellësit magjistral për transmetimin e gazit natyror në një gjatësi prej rreth 800 km, si dhe ndërlidhjet me sistemet e transmetimit të vendeve fqinje ose gazsjellësit tranzit ndërkombëtar.
REN SHA Shkup në periudhën e kaluar ndërmori aktivitete përgatitore për të filluar ndërtimin, pas së cilës filloi së pari ndërtimi i gazpërçuesit magjistral Aksi "Kleçovc - Bllok stacioni 5", dhe pastaj ndërtimi i Aksit "Negotinë - Bllok stacioni 5", Aksi „Shkup-Tetovë-Gostivar“ dhe Aksi „Negotinë (Kavadar) - Manastir“.
Ndërtimi i akseve të gazpërçuesit magjistral për transmetimin e gazit natyror dhe zhvillimin e sistemit të transmetimit të gazit natyror në Republikën e Maqedonisë së Veriut, synon të ofrojë:
- disponueshmëria e gazit natyror për shumicën e konsumatorëve në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në rajonet në të cilat nuk ka qenë i disponueshëm deri më tani,
- rritja e konsumit të gazit natyror,
- integrimi i mëtejshëm i sistemit kombëtar të gazsjellësit për transmetimin e gazit natyror në Republikën e Maqedonisë së Veriut në rrjedhat ndërkombëtare të gazit natyror.
Përveç aktiviteteve për zhvillimin e infrastrukturës së gazit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndërmerr aktivitete në projekte të ndryshme për ndërtimin e linjave të interkonjeksionit për transmetimin e gazit natyror dhe lidhjen me vendet fqinje dhe gazsjellësit tranzit ndërkombëtar.