? RESURSET ENERGJETIKE NACIONALE Shkup

KONTAKT: +389 2 609 0137 | contact@mer.com.mk

Për REN SHA Shkup

 Shoqëria aksionare për ushtrimin e veprimtarive energjetike RESURSET ENERGJETIKE NACIONALE Shkup në pronësi shtetërore (emri i shkurtuar REN SHA Shkup), është themeluar në vitin 2010 me qëllim të realizimit të projektit për ndërtimin dhe zhvillimin e sistemit kombëtar të gazsjellësit në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Me realizimin e projektit, sipas dokumentacionit të përgatitur, është planifikuar ndërtimi i gazsjellësit magjistral për transmetimin e gazit natyror në një gjatësi prej rreth 800 km, si dhe ndërlidhjet me sistemet e transmetimit të vendeve fqinje ose gazsjellësit tranzit ndërkombëtar.

REN SHA Shkup në periudhën e kaluar ndërmori aktivitete përgatitore për të filluar ndërtimin, pas së cilës filloi së pari ndërtimi i gazpërçuesit magjistral  Aksi "Kleçovc - Bllok stacioni 5", dhe pastaj ndërtimi i Aksit "Negotinë - Bllok stacioni 5", Aksi „Shkup-Tetovë-Gostivar“  dhe Aksi „Negotinë (Kavadar) - Manastir“.

Ndërtimi i akseve të gazpërçuesit magjistral për transmetimin e gazit natyror dhe zhvillimin e sistemit të transmetimit të gazit natyror në Republikën e Maqedonisë së Veriut, synon të ofrojë:

- disponueshmëria e gazit natyror për shumicën e konsumatorëve në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në rajonet në të cilat nuk ka qenë i disponueshëm deri më tani,

- rritja e konsumit të gazit natyror,

- integrimi i mëtejshëm i sistemit kombëtar të gazsjellësit për transmetimin e gazit natyror në Republikën e Maqedonisë së Veriut në rrjedhat ndërkombëtare të gazit natyror.

 

Përveç aktiviteteve për zhvillimin e infrastrukturës së gazit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndërmerr aktivitete në projekte të ndryshme për ndërtimin e linjave të interkonjeksionit për transmetimin e gazit natyror dhe lidhjen me vendet fqinje dhe gazsjellësit tranzit ndërkombëtar.