? RESURSET ENERGJETIKE NACIONALE Shkup

KONTAKT: +389 2 609 0137 | contact@mer.com.mk

Organet drejtuese

Drejtori ekzekutiv

Bajram Rexhepi - Drejtori Ekzekutiv i REN SHA Shkup

Drejtori Ekzekutiv, përkatësisht anëtari Ekzekutiv i Bordit të Drejtorëve e përfaqëson REN SHA Shkup në tregtinë e brendshme dhe të jashtme, menaxhon punët e shoqërisë dhe ka kompetencat më të gjera për të kryer të gjitha çështjet e lidhura me menaxhimin, zbatimin e vendimeve të bordit të drejtorëve dhe kryerjen e aktiviteteve aktuale të shoqërisë dhe të veprojë në të gjitha rrethanat në emër të shoqërisë.

 

Bordi i Drejtorëve

Përbërja e Bordit të Drejtorëve të REN SHA Shkup:

     Aleksandra Marojeviq - kryetare,

     Dejan Cvetanoski - anëtar joekzekutiv

     Bajram Rexhepi - anëtar ekzekutiv

Bordi i Drejtorëve të REN SHA Shkup përbëhet nga 3 anëtarë, nga të cilët 1 është anëtar ekzekutiv dhe 2 anëtarë jo ekzekutiv nga të cilat 1 është anëtar i pavarur. Bordi i Drejtorëve, brenda autorizimeve të përcaktuara me ligj dhe statut ka fuqitë më të gjera në menaxhimin e shoqërisë, brenda subjektit të funksionimit të shoqërisë dhe në veprimin në të gjitha rrethanat në emër të shoqërisë me përjashtim të autorizimeve speciale të dhëna anëtarëve të bordit.

 

Kuvendi i aksionerëve

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut si aksionar i vetëm, kryen të drejtat dhe detyrimet e Kuvendit.

Kuvendi i Aksionarëve vendos për çështjet e përcaktuara me ligj dhe Statutin e REN SHA Shkup.