Në kuadër të vizitës së delegacionit qeveritar të Greqisë, sot në hapësirat e SH.A. REM Shkup, u nënshkrua protokolli për bashkëpunim si aneks i memorandumit të nënshkruar në v. 2016. Ky protokoll definon aspektet teknike dhe financiare të gazsjellësit interkonektiv mes SHA REM Shkup dhe operatorit nacional grek DESFA.
Me këtë aneks, në mes tjerash, forcohet edhe bashkëpunimi duke filluar nga aspekti i ndërtimit të kapaciteteve e deri në aftësimin e mëtejshëm të kuadrove dhe përshpejtimin e procedurave për ndërtimin e këtij interkonektori shumë të rëndësishëm për shtetin.