?
Заради подобро корисничко искуство нашата веб страна, mer.com.mk користи ?колачи?а“ (eng. "cookies"). Со понатамошно користе?е на веб-страницата, се сложувате со користе?е на колачи?ата. Детални информации за Веб колачи?ата "Cookies“ можете да на?дете во нашиот документ за Политика за користе?е Web колачи?а
KONTAKT: +389 2 609 0137 | contact@mer.com.mk
Delegacioni qeveritar, i udhëhequr nga Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe Drejtori i Resurseve Energjetike Nacionale - Bajram Rexhepi nga 4 dhjetor deri më 6 dhjetor në Orlando, Florida, SHBA, morën pjesë në ngjarjen më të madhe në botë të gjenerimit të energjisë, Power Gen International.
Power Gen International është ngjarja më e madhe ndërkombëtare, me një traditë 30 vjeçare, e cila mbulon dhe paraqet tendencat dhe teknologjitë më të fundit në fushën e prodhimit të energjisë. Të gjitha format e energjisë u paraqitën nëpërmjet konferencave shkencore, seminareve dhe ekspozitave, ku morën pjesë mbi 900 kompani nga e gjithë bota. Përmes motos së ngjarjes, “When CONVENTIONAL, meet RENEWABLE”, Power Gen International ka prezantuar një larmi produktesh dhe shërbimesh, duke zhvilluar zgjidhje të reja inovative.