Заради подобро корисничко искуство нашата веб страна, mer.com.mk користи „колачиња“ (eng. "cookies"). Со понатамошно користење на веб-страницата, се сложувате со користење на колачињата. Детални информации за Веб колачињата "Cookies“ можете да најдете во нашиот документ за Политика за користење Web колачиња
Në ambientet e REM, u mbajt një takim pune me përfaqësues të lartë të Bankës Botërore, bartës të “Energy Efficiency Project”. Mbështetja që ofron Banka Botërore për zhvillimin e tranzicionit energjetik të Maqedonisë është qëllimi kryesor i këtij projekti. Drejtori ekzekutiv i REM, Bajram Rexhepi prezantoi aspektet kryesore të gazifikimit në Maqedoninë e Veriut, statusin e realizimit të ndërtimit të gazsjellësit magjistral, ndërlidhjen e gazit me Republikën e Greqisë, lidhjen me TAP (Trans Adriatic Pipeline) dhe ndërtimin të seksioneve të reja të gazsjellësit në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Gazifikimi është projekti më i rëndësishëm për zbatimin e suksesshëm të tranzicionit të energjisë.