? RESURSET ENERGJETIKE NACIONALE Shkup

KONTAKT: +389 2 609 0137 | contact@mer.com.mk

Sqarim për pronarët e tokave nëpër të cilat kalojnë tubat e gazit
E shpallur në: 19.11.2020 REN SHA Shkup

 Të nderuar pronarë të tokave ku kalon gypi I gazit,

Procedura e shpronësimit zhvillohet si më poshtë :
- Në bazë të projektit final të miratuar në vitin 2016, SH.A. Resurset Energjetike Nacionale përgadit elaboratet e shpronësimit konform Ligjit për Shpronësim,
- Sipas elaboratëve të shpronësimit, byroja për ekspertiza ligjore bën VLERËSIMET për vlerën e parcelave që shpronësohen,
- Në bazë të vlerësimeve , Drejtoria pronësoro-juridike cakton debate me pronarët, dhe zhvillon provedurën e shpronësimit.
- Të gjthë pronarët që pajtohen me vlerën e shpronësimit , nënshkruajnë marëveshje për shpronësim,
- Sapo marëveshja të nënshkruhet marrëveshja, Sh.A, REN, realizon pagesën ndaj pronarëve,
- Në rastet kur pronarët nuk pajtohen me vlerën e shpronësimit, procedura me automatizëm transferohet në gjykatat themelore përkatëse,
- Gjykatat janë I vetmi organ që mund të ndryshojnë vlerën e shpronësimit,
- POR, KONFORM LIGJIT PËR SHPRONËSIM, PROCEDURA GHYQËSORE NUK E PROLONGON SHPRONËSIMIN, ( PROCEDURA GJYQËSORE ZHVILLOHET VETËM PËR VLERËN E PRONËS )
- Nësë gjykata vendos që vlera e pronës është më e madhe, Sh.A. REN, e realizon pagesën në bazë të vendimit të gjykatës.
- PAGESA JU BËHET VETËM PRONARËVE LIGJORË ( QË JANE TË SHËNUAR NË FLETËPRONËSI ) ,
- NËSE PRONARËT (DE FAKTO ) , NUK KANË ZGJIDHUR TRASHËGIMINË, PAGESA NUK MUND TË REALIZOHET , NË KËTË RAST CAKTOHET AUTORIZUES I PËRKOSHËM.
- Për secilën parcelë ka dy lloj shpronësimesh:
- Shpronësim permanent ( të përhershëm ), në gjersi 7 metra
- Shpronësim të përkohshëm në gjerësi 18 metra
- Në të gjitha parcelat gypi, instalohet në thellësi dhe pas mbarimit të projektit, pronarët mund ti shfrytësojnë parcelat për mbjellje të kulturave njëvjecare ( pa rrënjë të thella )
- E gjithë vija e gazësjellësit shënohet me shenja të dallueshme
- Të gjitha parcelat kthehen në gjendjen e mëparëshme
- Në gjërësi prej 5 m nuk lejohet mbjellja e pemëve dhe drunjëve qe kanë rrënjë të thella
- Në gjerësi prej 30 m afër gazsjellësit nuk lejohën ndërtime , për shkaqe sigurie.