Të nderuar pronarë të tokave ku kalon gypi I gazit,
Procedura e shpronësimit zhvillohet si më poshtë :
-          Në bazë të projektit final të miratuar në vitin 2016, SH.A. Resurset Energjetike Nacionale përgadit elaboratet e shpronësimit konform Ligjit për Shpronësim,
-          Sipas elaboratëve të shpronësimit, byroja për ekspertiza ligjore bën VLERËSIMET për vlerën e parcelave që shpronësohen,
-          Në bazë të vlerësimeve , Drejtoria pronësoro-juridike cakton debate me pronarët, dhe zhvillon provedurën e shpronësimit.
-          Të gjthë pronarët që pajtohen me vlerën e shpronësimit , nënshkruajnë  marëveshje për shpronësim,
-          Sapo marëveshja të nënshkruhet marrëveshja, Sh.A, REN, realizon pagesën ndaj pronarëve,
-          Në rastet kur pronarët nuk pajtohen me vlerën e shpronësimit, procedura me automatizëm transferohet në gjykatat themelore përkatëse,
-          Gjykatat janë I vetmi organ që mund të ndryshojnë vlerën e shpronësimit,
-          POR, KONFORM LIGJIT PËR SHPRONËSIM, PROCEDURA GHYQËSORE NUK E PROLONGON SHPRONËSIMIN, ( PROCEDURA GJYQËSORE ZHVILLOHET VETËM PËR VLERËN E PRONËS )
-          Nësë gjykata vendos që vlera e pronës është më e madhe, Sh.A. REN, e realizon pagesën në bazë të vendimit të gjykatës.
-          PAGESA JU BËHET VETËM PRONARËVE LIGJORË ( QË JANE TË SHËNUAR NË FLETËPRONËSI ) ,
-          NËSE PRONARËT (DE FAKTO )  , NUK KANË ZGJIDHUR TRASHËGIMINË,  PAGESA NUK MUND TË REALIZOHET , NË KËTË RAST CAKTOHET AUTORIZUES I PËRKOSHËM.
-          Për secilën parcelë ka dy lloj shpronësimesh:
- Shpronësim permanent ( të përhershëm ), në gjersi 7 metra
- Shpronësim të përkohshëm në gjerësi 18 metra
-          Në të gjitha parcelat gypi, instalohet në thellësi dhe pas mbarimit të projektit, pronarët mund ti shfrytësojnë parcelat për mbjellje të kulturave njëvjecare ( pa rrënjë të thella )
-          E gjithë vija e gazësjellësit shënohet me shenja të dallueshme
-          Të gjitha parcelat kthehen në gjendjen e mëparëshme
-          Në gjërësi prej 5 m nuk lejohet mbjellja e pemëve dhe drunjëve qe kanë rrënjë të thella
-          Në gjerësi prej 30 m afër gazsjellësit nuk lejohën ndërtime , për shkaqe sigurie.