? RESURSET ENERGJETIKE NACIONALE Shkup

KONTAKT: +389 2 609 0137 | contact@mer.com.mk

Projekti për ndërtimin e linjës interkonektive për përçim të gazit natyror mes Republikës së Maqedonisë dhe Greqisë
МЕР АД Скопје

Në datën 10.07.2015 Republika e Maqedonisë së Veriut nënshkroi memorandumin për mirkputim dhe qasje të përbashkët për diversifikimin e gazit natyror dhe sfidat e sigurisë të furnizimit në kornizat e Inicijativës për lidhje të linjës gazsjellëse të Europës qendrore dhe juglindore (CESEC)

REM ASH Shkup pranoi realizimin e detyrimeve në kuadër të kësaj Iniciative e cila ka për qëllim avancimin e diversifikimit të furnizimit me gaz natyror dhe sigurimin e sigurisë së furnizimit në rajon, e cila duhet të realizohet nëpërmjet zhvillimit te infrastrukturës rajonale dhe përmirësimin e integrimit të tregjeve, me angazhimin e përbashkët të të gjithë shteteve anëtare të BE dhe palëve kontraktuese të Bashkimit Energjetik. Kjo iniciativë duhet të sigurojë furnizim me sasi të mjaftueshme të gazit natyror të të gjithë konsumatorëve në rajonin e Europes qendrore dhe juglindore (CESEC), duke përfshirë këtu edhe Republiken e Maqedonisë.

 

Në drejtim të kësaj, u arrit bashkëpunim mes subjekteve relevante nga Greqia me qëllim të realizimit të projektit për ndërtimin e linjës së interkonekcionit për transmetiin e gazit natyror mes Republikës së Maqedonisë dhe Greqisë, ku më 14.10.2016 në Shkup u nënshkrua Memorandumi për mirëkuptim mes REM ASH Shkup dhe DESFAOperatori I sistemit për transmetim të gazit natyror në Greqi.

Ky projekt ka hyrë në listën e projekteve në interes të përbashkët (PMI), e vërtetuar në datë 14.10.2016 nga ana e Keshillit të ministrave të bashkësisë energjetike.

Ne këtë periudhë punimi I Studimit të përbashkët I Fisibilitetit është në fazën përfundimtare, dhe pason aplikimi për sigurim të mjeteve finansiare për fillimin e ndërtimeve.